RADIO JETA GJIROKASTËR
Radio “JETA” ne rrethin e Gjirokastrës transmeton 24 ore në ditë, 7 dite në jave, programe të
larmishme me fokus informacionin për
audiencën, programe sociale, kulturore, edukative dhe
argëtuese.
Një vend të rëndësishëm zënë programet
drejtuar dhe per minoritetin. Këtu do të përfshihen si emisionet informative
ashtu edhe ato sociale, kulturore
dhe të aktualitetit.
Lajmet kanë një hapësirë të konsiderueshme në
radion tonë. Çdo orë, dëgjuesit do të informohen
nëpërmjet edicioneve shkurt për lajmet më të
fundit. Ne fund të çdo dite ka një hapësirë të
zgjeruar informative, në mbrëmje.
Programi i mëngjesit, është një shoqërues i
përditshëm, me muzikë ritmike e të zgjedhur ku do të
ketë informacione të domosdoshme për të nisur
një ditë të re. Si një radio revistë programi i
mëngjesit do të sjell për audiencën te ftuar,
dhe lajme. Programi do të ketë në fokus diskutimin e
ngjarjeve lokale dhe ndarjen e informacioneve
në ndihmë të komunitetit. Programi është interaktiv
dhe nxit pjesemarrjen e audiences permes
forumeve të ndryshme komunikimeve me e-mail, sms,
dhe rrjeteve sociale.
Programe që trajtojnë probleme shqetësues në
shoqërinë shqiptare apo ngjarje të bujshme lokale.
Përveç lajmit programet tona synojnë nxjerrjen
në dukje të fenomeneve që kane prekur shumë më
tepër njerëz sesa ngjarja.
Comments
Post a Comment